Ditën e djeshme, mediat në Shqipëri raportuan për ndarjen e aktores Rudina Dembacaj nga bashkëshorti pas tre vitesh martesë.
U tha madje edhe shkaku, lidhja e aktores me një deputet.
E pyetur, Rudina preferoi të mos prononcohej duke shtuar dyshimet për heshtjen e saj në këto raportime.
Por ka qenë vetë Aleksi që e ka bërë lëmsh me një postim të fundit.
Pas aludimeve për divorc, Aleksandër Varfaj publikoi në InstaStory një video ku Rudina shfaqet me këtë të fundit dhe vajzën e tyre, Viktorian në një park lojërash.
Për të konfuzuar më shumë mediat rozë, Aleksandri ka vendosur mbi video edhe dy zemra për të treguar raportin e tyre të afërt.