Këngëtarja e artistja e famshme shqiptare Rozana Radi, feston sot ditëlindjen.
Dhe si shpirt i lirë që është, ajo e ka uruar veten në mënyrën më të bukur të mundshme. Radi sot mbush 40 vjet, dhe ndoshta një grua tjetër do i frikësohej kësaj moshe, por jo ROZI.
Ajo ka publikuar një fotografi me rroba banje nga deti, ku duket jashtëzakonisht në formë, ndërsa shkruan: “Të jesh 40 vjeç është cool”.
Ndërsa në përshkrimin e fotografisë, thotë se është lodhur shumë për t’i bërë vitet që ka, prandaj edhe sic duket i vlerëson shumë ajo!