Tayna lajmërohet nga ‘kuzhina’ (FOTO)

By

Kuzhina – kështu e quan Tayna shpesh studion muzikore, aty ku ‘gatuhen’ projektet e reja.

Reperja më e famshme shqiptare ka paralajmëruar këngë të reja të cilat do të vijnë së shpejti.

Ajo postoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram poshtë se cilës ka shkruar: “A jeni gati per kenge t’reja?”.

Burime të Prive.al bëjnë me dije se projekti i radhës i artistes do të jetë i ngjashëm me “Doruntina”.

Theksojmë se ajo së fundmi është kthyer nga Amerika, aty ku qëndroi për disa javë në shtëpinë e modeles së famshme shqiptare, Vildane Zenelit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm