Tayna dhe Ledri në bashkëpunim, kjo video konfirmon gjithçka

By

Javëve të fundit, emri i Ledri Vulës dhe Taynas, u pa shpesh nëpër portale.

U tha se dyshja po bashkëpunojnë në një këngë e cila pritet të dalë brenda këtij viti.

Ky lajm u konfirmua me anë të një videoje të cilën sapo e postoi rep-artistja, në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo nuk ka vendosur asnjë përshkrim, thjesht të dy shihet në një super-market, ku me gjasë edhe kanë xhiruar videoklipin.

Burime të PRIVE kanë bërë të ditur se projekti i ri i parë mes këtyre dy artistëve, lëshohet në youtube gjatë javës së ardhshme./Prive.al  

Artikuj të ngjashëm