Tyler Cameron dhe Gigi Hadid ishin në faqen e pare të çdo tabloidi, kur u kuptua se të dy po takoheshin fshehurazi në klube private.
Por duket se romanca e dyshes nuk ka zgjatur shumë pasi ata u ndanë javën e kaluar.
Pas raporteve që ai dhe Gigi ende po komunikojnë, Tyler vendosi të flas dhe ti pushojë thashethemet njëherë e përgjithmonë.
Në një intervistë me People TV, Tyler tha se pjesa më e mirë e marrëdhënies së tyre ishte “thjesht takimi me dikë që ishte i shkëlqyeshëm”. Ai gjithashtu shtoi se edhe pse ata kanë mbaruar, ai ende ka shumë respekt për të dhe mendon shumë për të.
Kur nikoqiri i kërkoi që të reflektojë në kohën e tij me Gigi, ai tha se nuk është plotësisht i sigurt se çfarë mësoi nga kjo lidhje pasiqë ishte ende herët për të reflektuar.
Burimi: Cosmopolitan.com