Tara shënon një ditë speciale: Ja urimi i veçantë i Teutës

By

Vajza e madhe e aktores së mirënjohur Teuta Krasniqi, Tara, sot shënon një ditë mjaft speciale.

Tara mbushi 6 vjet e gjysmë që nga lindja e saj e urimi më i veçant natyrisht që i erdhi nga nëna e cila nuk i harron edhe këto data për bijën e saj pavarësisht se nuk janë aq të rëndësishme sa ditëlindja.

Ajo zgjodhi ta urojë atë me një poezi që i’a kishte kushtuar kur ajo kishte qenë ende vogëlushe edhe pse të tillë thotë se do ta konsiderojë gjithmonë Teuta.

Këto janë fjalët që aktorja i’a dedikoi vajzës mbi këtë ditë speciale:

Shpirti i shpirtit tem, sot është bo 6 vjeç e gjysmë, por mami gjithmonë e ka bebushe ❤️
Poezia per Tarën ( e shkruar kur ka qenë përnime bebushe )
Tara ❤️ E shoh jetën në sytë e tu
dua të kem afër gjithmonë kështu
aroma jote më mbush me jetë
dhe zëri yt kur më thërret

Ti e përmbush shpirtin tim
je si rreze dielli plot shkëlqim
ti je arsyeja që unë jetoj
misioni im për t’cilin frymoj

Unë do të jem gjithmonë aty
ti bëj të gjitha vetëm për ty
vec ti t’jesh mirë gjithcka unë do t’bëj
që të jesh e lumtur për këtë unë jetoj

Edhe malet për ty i lëkund
edhe qiellin do ta përshkoj gjer në fund
do ta bëj botën vend të dëlirë
vetëm që ti t’jesh gjithmonë mirë

Çdo sekond që unë frymoj
më bën ta dua jetën që jetoj
shpirtit tim Ti i dhe jetë
deri në pafundësi do të t’dua përjetë

Dashuri e pastër është vetëm kjo
dashurinë pa kushte tashmë e njoh
lus Zotin të të ruaj përgjithmonë
të jetosh e lumtur e t’kesh gjith’çka don

E di që e ndjen gjithë këtë dashuri
një ditë do të kuptosh që kjo ndjenjë s’ka kufi
shpresoj që t’kesh gjithmonë dashuri dhe mbaresi
të jesh e lumtur gjithmonë, më e dashura ime Ti
Jam e bekuar që të kam Ty
misionin më fisnik ta kryej do t’jem aty
jetës sime Ti i dhe kuptim
më mbushe hare, dashuri e gëzim.
Të kam dritë në sytë e mi
të kam diell në shpirtin tim
motiv për jetë t’kam Ty më e shtrenjta ime
faleminderit që kuptim i dhe jetës sime.
T.K.

 

Artikuj të ngjashëm