Frytet e punës disa mujore në studio të babait, tashmë më në fund janë të prekshme për publikun.
Tara Muharremi, vajza e këngëtarit Blero dhe aktores Teuta Krasniqi tash edhe zyrtarisht ka debutuar në skenë me projektin e saj për Vitin e Ri 2017.
Momentin e ka ndarë vetë aktorja Krasniqi në rrjete sociale ku shfaq Tarën në skenë e cila pa dyshim se është lindur për të, duke i parë lëvizjet dhe lirshmërinë që në daljen e parë.
‘Thesari im. Tara. Shkëlqe si një diamant’ – ka qenë mbishkrimi i Teutës në videon e performancës. Prindër për t’u ndjerë krenarë, pa dyshim! /Prive.al/