‘Suus’ nga Rona Nishliu këndohet sërish në Rumani

By

Përderisa mediat po merren me Eneda Tarifën dhe krijimin e saj muzikor që do konkurroj në Eurovision, një këngë tjetër që përfaqësoi Shqipërinë para disa vitesh, akoma vazhdon të jetë aktuale.

Kënga ‘Suus’ nga shqiptarja e Kosovës Rona Nishliu që arriti të dalë e pesta në vitin 2012, është zgjedhur sërish për t’u interpretuar në spektakle talentësh në botë,

13 vjeçarja rumune Diana Irimia ka kënduar ‘Suus’ përballë jurisë së spektaklit Next Star duke i lënë këta të fundit gojëhapur.

Kjo i ka pëlqyer edhe Ronës që përmes rrjeteve sociale ka shprehur gëzimin e saj për faktin se krijimi muzikor i disa viteve më parë ende pëlqehet e këndohet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm