Super lajm nga Unikkatili

By

Me punën e tij dhe krijimtarinë e lënë ndër vite ka gravuar emrin fuqishëm në historinë e hip-hopit shqiptar.

Fillesat e kësaj muzike dhe kulmi i saj mbajnë emrin e Viktor Palokajt – Unikkatilit.

Sidoqoftë, viteve të fundit kemi parë një tërheqje nga reperi shqiptar.

Projektet e tij janë të paktë në numër e goxha të rralla por duket se kjo nuk po nënkupton që reperi ka mbetur anash.

Prive.al nga burime pranë Unikkatilit ka arritur të mësojë se reperi tashmë ka përfunduar dhe ka të gatshme dhjetëra këngë, të cilat lirisht mund të përmblidhen në dy albume.

Se kur do publikohen ato ende nuk mund të thuhet me siguri por 2018-ta duket se do jetë vit shpërthyes për fansat e ‘Shqipeve të Përgjakshme’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm