“Sunny Hill” do të mbahet edhe në Prishtinë, ja çka thotë Dua Lipa

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë,

Rama me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, do të bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm në Prishtinë.

Derisa nuk është bërë e ditur lokacioni se ku do të mbahet dhe nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill do të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Këtë vit përveç në Prishtinë, ky festival do të mbahet edhe në Tiranë.

Menjëherë pasi u bë i ditur lajmi, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku është shprehur mjaft e lumtur dhe krenare që festivali do vazhdojë në bazën e saj më 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë.

Ajo tregoi se së shpejti do të zbulohen detaje të reja sa i përket festivalit.

Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Artikuj të ngjashëm