Ka muaj që Stresi po qëndron në burg pasi reperi u kap me armë dhe drogë vitin e kaluar në një hotel në Tiranë.
Artisti nuk pati mundësi të jetë prezent në Kënga Magjike aty ku konkurroi me një këngë dedikuar nënës së tij, e as për ta festuar Vitin e Ri pranë familjes.
Megjithatë, një gjë dihet. Stresi kët vit po martohet, të paktën kështu ka lënë të kuptohet nëna e tij e cila i la një koment të fejuarës së reperit.
“Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do jesh nuse kopertinash”, ka shkruar nëna e Stresit nën një foto të postuar nga Kejsi në Instagram.
Komentin e mori Kejsi dhe e postoi në instastory mbi të cilin ka shkruar: “Kam vjehrrën të cilën çdo femër e ëndërron”.
Presim të dalë Stresi nga burgu dhe ta shijojmë edhe një dasmë vipash këtë vit./Prive.al