Spektakli i famshëm i talenteve ndërpret transmetimin pas 17 vjetësh

By

ITV dhe Simon Cowell “nuk kanë plane” për një seri tjetër të The X Factor, shkruan Sky News, transmeton Prive.

Një deklaratë nga ITV pasoi raportet se shfaqja muzikore është ndërprerë nga Cowell pas 17 vjetësh.

U tha se programi do të pushojë për të paktën pesë vjet.

Një zëdhënës i ITV tha: “Nuk ka plane aktuale për serinë tjetër të X Factor në këtë fazë.”

Shfaqja, e cila ka nisur karrierën e One Direction, Little Mix dhe Leona Lewis, u transmetua për herë të fundit në vitin 2018 kur Dalton Harris ishte fitues. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm