Sot një yll repi e dikur çun simpatik, e njihni reperin në foto?

By

Me muzikën që bën, ka arritur të ketë një pozicion goxha të mirë në skenën muzikore shqiptare duke krijuar një bazament të vetin të fansave.

Reperi i famshëm kosovar Lum Berisha, sot një reper i famshëm, na e ka prezantuar Lumin e vogël.

Si fëmijë, ai ishte shumë simpatik dhe lozonjar dhe i biri i tij Blini i ngjanë goxha shumë.

Reperi ka publikuar në profilin e tij në Instagram imazhin që të dërgon prapa në kohë, nga fëmijëria e tij.

Me siguri se ai ka ndjerë nostalgji për kohën kur ende ishte i vogël dhe ka vendosur që këtë imazh ta ndajë me ndjekësit e shumtë që ka në Instagram.

Përndryshe, vera që po ikën e la Lumin me një periudhë të suksesshme të jetës, pasi publikoi tri këngë në katër muaj, që i rezultuan shumë të pëlqyeshme.

Bashkëpunimi i fundit është ai me Dafina Zeqirin, “HAJT SE KALON”. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm