Sot dita e operimit, Keith me një mesazh për Adrianën

By

Aktorja Adriana Matoshi sot është paraparë një sfide jetësore.

Siç ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, ajo do t’i nënshtrohet sot operacionit pas rishfaqjes së masës tumoriale në tru, nëntë vite pasi e fitoi këtë betejë në kushte edhe më të vështira, duke qenë shtatzënë.

Teksa orët janë shumë të gjata këtë të mërkurë, një reagim ka ardhur nga partneri, Keith Groeneveld.

Ai duke ripostuar postimin e Prive.al në Instagram është shprehur:

“Zoti është me ty loqka jem. Shihemi së shpejti”.

Urojmë që gjithçka sot të shkojë si më së miri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm