Sophie Turner shtatzënë?

By

Sophie Turner dhe Joe Jonas i kanë hedhur edhe më shumë ‘benzinë’ thashethemeve për një  shtatzëni të mundshme.

Çifti janë parë duke bërë shopping në një dyqan për fëmijë në Studio City të Kalifornisë, në mes të raportimeve se ylli i “Game of Thrones” dhe Jonas Brother janë në pritje të fëmiut të tyre të parë.

Turner dukej shumë rehat e veshur me rroba sportive nga Giants që i kishte kombinuar me atlete të bardha. Në ndërkohë, Jonas kishte zgjedhur të vishej i tëri me ngjyrë të zezë.

Derisa ishin brenda dyqanit, Turner u fotografua duke e mbajtur në duar një xhaketë për fëmijë dhe gjithashtu edhe duke i parë nga afër disa prej lodrave.

Muajin e kaluar, shumë media raportuan se Turner është shtatzënë. Por, as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk e kanë konfirmuar ose mohuar një gjë të tillë.

Artikuj të ngjashëm