Më në fund afroi nata e 12 majit, kur përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin e këngës Eurovision do të shpalosë performancën e saj për të cilën punuan e u perkujdesën njerëz të shumtë.
Tashmë të gjithë e njohim këngën “Fairytale” e cila do të interpretohet nga këngëtarja e shquar Eneda Tarifa e cila doli si fituese nga Festivali i 54 i Këngës në RTSH.
Ajo tashmë veq është e gatshme në versionin final, ku nga “Përrallë” është shëndrruar në “Fairytale” deri sa edhe e gjithë kënga është në gjuhën angleze.
Kënga është kompozim i Olsa Toqit deri sa videoklipi i saj nuk është se u prit aq mirë.
Të shumta kanë qenë komentet në lidhje me atë se versioni në shqip ka qenë më mirë i realizuar dhe i shkonte më tepër zërit të fuqishëm të këngëtares.
Megjithatë, sonte Eneda Tarifa do të interpretojë “Fairytale” në gjuhën angleze. Ajo do të jetë e 17-ta në renditje deri sa gjithçka është gati sa i përket performancës dhe paraqitjes.
Eneda dhe Back vokalistet do të vishën nga Bora Kokëdhima, ku ajo ka menduar se ngjyra ari do i jep më së miri shkelqim këngës dhe performancës së Enedës.
Ndryshe këngëtarja gjatë parakalimit në tepihun e kuq kishte një fustan ngjyrë argjendi ndersa sonte ajo do të duket mjaft glamuroze në fustanin e saj elegant me ngjyre ari.
Edhe skena do të marrë këtë ngjyrë për ti dhënë fustanit një pamje madheshtore dhe pa mbarim.
Eneda Tarifa, gjatë provave ka shkëlqyer me zërin e saj të fuqishëm, mbetet të shohim sonte a do ta sigurojë “Përralla” e saj pjesëmarrjen në natën finale.
I deshirojmë shumë suksese duke pritur me emocion performancën e saj./PRIVE.AL/