Sonte projekti i ri nga Babastars!

By

Sapo janë mbushur dy javë që nga publikimi i këngës ‘Aviona’ nga ana e dy prej anëtarëve të Babastars, Onat dhe Cozman.

Projekti në fjalë u prit mjaft mirë dhe deri më tani ka arritur të grumbullojë plot 2 milion shikime në Youtube.

Por Babastars nuk e kan ndërmend të ndalen me kaq pasi që tashmë sapo njoftuan përmes rrjeteve sociale për projektin e ri që do të dalë sonte.

‘Maradona’ do të jetë titulli i këngës teksa mendohet se Cozman dhe Skivi do të jenë interpretuesit e saj.

Kënga do të jetë një lloj ‘Bonusi’ pasi kështu e kanë cilësuar vetë artistat në postimet e tyre.

Se a do të arrijë kënga në fjalë sukses sikurse projekti ‘Aviona’  kjo mbetet të shihet ditëve në vijim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm