Sonte në NIN, homazh për Lecin

By

Sonte pjesa e parë e emisionit NIN i kushtohet Lecit, ikonës së humorit kosovar që ndërroi jetë pak ditë më parë.

Për të diskutuar rreth jetës dhe veprës së tij, të ftuar janë Rasim Thaçi – Cima, Sevdai Radogoshi – Qumili dhe Mustafë Halili.

Në rubrikën Kutia sonte është e ftuar Lori që do t’i përgjigjjet pyetjeve të Liberta Spahiut.

Në pjesën e dytë është e ftuar disejnatorja Flutura Dedinja që do flasë për koleksionin e saj të ri ‘Diamond’.

Përditshmërinë e tij në rubrikën Videoselfie sonte e shpalos Kushtrim Mushica.

Të gjitha këto, sonte me fillim nga ora 21:40 në ekranin e Klan Kosova. /Prive.al/


 

Artikuj të ngjashëm