Snoop Dogg nuk ka votuar kurrë dhe e gjitha ishte një keqkuptim

By

Reperi amerikan, Snoop Dogg thotë se nuk ka votuar kurrë, mirëpo këtë vit kjo do të ndryshojë.

Ai po voton sepse dëshiron të shohë Presidentin Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Reperi 48-vjeçar zbuloi se ai më parë kishte supozuar gabimisht se nuk kishte të drejtë të votonte, sepse ai ka një dosje kriminale, por këtë vit ai është i vendosur të hedhë një votë në zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.-së, sepse dëshiron të shohë Donald Trump të hequr nga zyra.

Ndërkohë, në vitin 2018, Snoop tha se kushdo që mbështet Presidentin Donald Trump është një “racist”, përfshirë këtu edhe Kanye West.

Burimi: Page Six

Artikuj të ngjashëm