Deri më sot këta janë përdoruesit më të paguar të TikTok-ut!

By

Charli D’Amelio, e cila ka llogarinë më të ndjekur në aplikacionin e videove me forma të shkurtra, fitoi 17.5 milionë dollarë në vitin 2022, duke e bërë atë TikTokeren më të paguar të vitit, sipas vlerësimeve të revistës Forbes.

Motra e saj më e madhe, Dixie, u rendit në vendin nr. 2 për vitin 2021, me të ardhura të vlerësuara prej 10 milionë dollarësh.

Charlie D'Amelio and Dixie D'Amelio

Që kur Charli postoi videon e saj të parë në maj 2019, 17-vjeçarja ka grumbulluar afro 133 milionë ndjekës në TikTok deri më sot. Dixie, e cila është 20 vjeç, aktualisht është TikToker i nënti më i ndjekur, me 56.6 milionë ndjekës.

Këto janë TikTokers me fitimet më të larta, sipas vlerësimeve të Forbes:

  1. Charli D’Amelio: 17.5 milionë dollarë
  2. Dixie D’Amelio: 10 milionë dollarë
  3. Addison Rae: 8.5 milionë dollarë
  4. Bella Poarch & Josh Richards: 5 milionë dollarë
  5. Kris Collins & Avanni Gregg: 4.75 milionë dollarë

Artikuj të ngjashëm