Skivi ‘rikthen’ Skillzat në skenë ?! (VIDEO)

By

Prej ndarjes së rrugëve të dy djemve të grupit Skillz mund të ketë kaluar goxha kohë por të shumtë janë personat që vazhdojnë të mos i harrojnë hitet e dikurshme.

E duket se kontribut për mos harrimin e këngëve po dhuron edhe vetë njëri prej dy anëtarëve, Skivi.

Në koncertin e mbrëmshëm në Zone Club, ku ka performuar bashkë me Cozman, besoni ose jo, është lëshuar edhe super hiti ‘A e din se’ në bashkëpunim me Tingullin e 3nt.

Nuk dihet nëse kënga ka një version të modifikuar tashmë pa Ledrin në koncerte por rastet e tilla nuk janë të rralla në diskografinë shqiptare.

Përpos Skivit, edhe Tuna me Dafinën tash e një kohë performojnë hitin ‘Vibe’ ndaras por duke modifikuar pjesët respektive, tashmë kur mes vajzave nuk ka as edhe një kontakt zyrtar. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm