‘Faje’ është bashkëpunimi me Gjikon që i dha shumë popullaritet Skerdit, këngëtarit nën menaxhimin e Red Box Entertainment.
Pas lançimit të duetit me Gjikon, u tha nga artistët se menjëherë do të vij kënga e dytë e përbashkët por kjo nuk ndodhi.
Sërish në shtator u kthye vëmendja te ky projekt që nuk u publikua. Arsyet e shtyrjes nuk janë bërë të ditura por brenda pak ditësh pritet publikimi i këngës së re të Skerdit.
Nuk dihet nëse do të publikohet dueti apo do të vij këtë herë solo./Prive.al