Skandal: Drejtori i Teatrit Kombëtar sulmon fizikisht gazetarin

By

E premtja në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë nuk përfundoi në duartrokitje për premierën e shfaqjes ‘Tri motrat’.

Gazetari i kanalit informativ ABC News, Eni Shehu është sulmuar fizikisht nga drejtori i Teatrit Kombëtar në Tiranë, Hervin Çuli.

Arsyet akoma nuk janë bërë të qarta por versione të shumta kanë mbushur portalet shqiptare.

“Jam gati të bëj testin e drogës madje të perballem në gjykatë me shpifësin Hervin Çuli, i cili ka tentuar të prishë rëndë imazhin dhe besueshmërinë e profesionit që unë ushtroj, atë të gazetarit!” – është shprehur Shehu në Facebook.

Në Facebook ka reaguar edhe Teatri Kombëtar në Tiranë: Dje në Teatrin Kombëtar, u zhvilluan provat e përgjithshme të dramës “Tri motrat” të dramaturgut rus Çehov. Ndërsa salla ishte e mbushur me spektatorë dhe gazetarë të ftuar për të ndjekur shfaqjen, Eni Shehu, i televizionit ABC, në mënyrë krejt të pahijshme për çdo spektator – ca më shumë për dikë që flet në emër të medias – provokoi dhe shqetesoi me fjalë e batuta aktorët gjatë interpretimit në skenë duke zhurmuar, qeshur, trazuar ata dhe mjedisin përreth. Kjo na detyroi që gjatë pushimit t’i kërkojmë atij të largohet nga salla, dhe në refuzim të kësaj kërkese ta detyrojmë të largohet.

Reagimet mbi ngjarjet kanë ardhur nga aktorë e gazetarë të tjerë e po ashtu edhe nga institucioni ku punon Eni Shehu.

ABC News ka kërkuar nga Kryeministria e Ministria e Kulturës, shkarkimin e Hervin Çulit.

Artikuj të ngjashëm