Gjatë një bisede të gjatë në mes të Mbresës dhe Xhulit, dyshja kanë folur për shumë prej konkurrentëve të tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
E kur radha erdhi tek Andi, Xhuli e ka quajtur atë “piunin më të madh të Stresit”.
“Me Andin nuk kam as ‘mirëmëngjesi’ e as ‘natën e mirë’ dhe ai është piuni më i madh i Stresit. Edhe më herët, krejt çka ka dëgjuar jashtë, veç kur erdhi brenda dhe i tregoi në vesh, dhe e dita që ishin duke folur për buxhet. Por, ai aq ka kapacitet”, ka thënë Xhuli pos tjerash.
Me mendimin e Xhulit është pajtuar edhe Mbresa. Por, çfarë shtoi ajo teksa flitej për Andin? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
View this post on Instagram