Sindi Loci ironizon me ndryshimin drastik të Arjan Konomit

By

Ka rinisur sezoni i ri i “Për’puthen” në Top Channel.

Rrjedha e emisionit në strukturë dhe aspektin vizual mbetën po ato të sezonit të shkuar, vetëm se me disa ndryshime ‘estetike’ për të dhënë shijen e një kapitulli të ri.

Në episodin e parë u prezantua njëra vajzë dhe shumica e djemve të programit.

Vëmendjen më të madhe mund të themi që e mori pamja e opinionistit Arjan Konomi. Ai ngjante dhjetë vjet më i ri me stilin e ri të flokëve që ‘shtroi’ disa dyshime.

I ka mbjellë? Ka vendosur paruke? Apo bëhet fjalë vetëm për një stil ndryshe të flokëve?

Opinionisti dhe kuratorët e imazhit e dinë më së miri përgjigjen por me apo pa dashje, Arjani mbrëmë e sot u shndërrua në kryetemë me stilin e tij të ri të flokëve. /Prive.al

Ndryshimi i tij u diskutua në rrjete sociale, dhe një koment nga Sindi Loci, ish-konkurrentja e emisionit, nuk mungoi.

Ajo ironizoi duke publikuar një fotografi që ka gjetur në internet ku shkruan, “Se me kë më ngjan”, duke iu referuar stilit të ri të flokëve të Konomit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm