Është zbuluar emri i djalit të dytë të Andrrës dhe Sinanit. Çifti mirëpriti në jetë djalin pak ditë më parë dhe atij ia lanë emrin Ayan.
Këtë e ka zbuluar vet Andrra përmes një fotografie të postuar në instastory ku shihet djali i saj i madh Ansi në krah me vëllanë e vogël.
“Mirëserdhe në këtë botë vëllai im i vogël Ayan”, thuhet në postimin që është bërë në profilin zyrtar të Ansit në Instagram.
Pak orë më parë, Sinani na tregoi se emrin e të voglit e ka përzgjedhur Ansi.
“Atëherë deshëm s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin të vëllait”, ka shkruar këngëtari. /Prive.al