Një vit nga momenti kur jeta e Shkurte Gashit ndryshoi përgjithmonë!
Në këtë datë vitin e kaluar, këngëtarja u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të Malit simpatik.
Me rastin e ditëlindjes, Shkurta ka bërë një dedikim emocional përmes rrjeteve sociale ku mes tjerash shprehet:
“Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë. Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty”.
Një urim nuk ka munguar as nga bashkëshorti i këngëtares, Alberti.
Edhe 100 Malit që duhet ta pranojmë se është ndër të preferuarit tonë! /prive.al