Këngëtarja e hitit të madh “Të ka lali shpirt”, ka dhënë disa detaje rreth projektit të ri.
Silva Gunbardhi hyri në Instagram, për të postuar një fotografi të shkëputur nga videoklipi i këngës me titull “Baba”.
“Këtë javë del kënga ime e re. Të premten – BABA”, ka shkruar ajo.
Nëse nuk e dini, “Të ka lali shpirt” numëron afër gjysmë miliardi klikime në Youtube.
Kënga e kënduar nga ajo në duet me Mandin dhe Dafin, është dëgjuar gjithandej dhe ka arritur të jetë një mega hit gjatë vitit 2013.