Si ta mbani gjallë një lidhje në distancë? U thonë Katy Perry e Orlano Bloom

By

U ndodh shumë çifteve që në një moment të jetës së tyre, të mbajnë lidhje në distancë. I largon vendbanimi, apo puna apo çështje të tjera familjare dhe u duhet të qëndrojnë larg njëri tjetrit për një kohë.

Dhe po, është vështirë sa më s’ka që të mos e kesh personin e zemrës afër!

Por si mbahet një lidhje në distancë gjallë?

Aktori Orlando Bloom dhe këngëtarja Katy Perry, u fejuan në Shkurt të këtij viti, ndërsa për shkak të agjendave të tyre të stërngarkuara, ata jo gjithmonë jetojnë në të njëjtin qytet!

“Kjo është pjesë e punës apo jo? Duhet t’i rregulloni gjërat bashkë dhe të krijoni ndjenjën e besimit dhe të sigurisë në mënyrë që të kaloni kohë ndarazi dhe të bëni gjithçka që keni nevojë, e sërish të ndjeheni të lodhur për atë person”, ka thënë Orlando për revistën People, kur u pyet se si e bën një romancë në distancë të funksionojë!

Neve na u duk këshillë me vend, po juve?

 

 

Artikuj të ngjashëm