Si rrallëherë, Arbana me fjalë zemre për regjisorin e programit

By

Mbrëmjen që lamë pas, emisioni ‘Dua të të bëj të lumtur’ nga Arbana Osmani mbaroi sezonin e tretë.

Ky sezon ishte i komentuar jo vetëm për historitë por thashethemet në portale mbi vazhdimin në ekran dhe ngjarjet në jetën private ntë Arbanës.

Kryefjalë ka qenë raporti i supozuar i dashurisë mes prezantueses dhe regjisorit të programit.

Ky i fundit, dje ka postuar një fotografi të përbashkët ku mes tjerash shprehet se Arbana është ‘emisioni dhe suksesi’.

Nuk ka munguar një replikë nga kjo e fundit e cila si rrallëherë ka thënë fjalë zemre për Eduartin.

‘Sa me fat jam që të kam’ – ka qenë komenti sipër fotografisë që ka marrë shume pëlqime nga ndjekësit.

Ndryshe, mbrëmë në program, Arbana ka shuar çdo dilemë për raportet me drejtuesit e Top Channel të cilët i ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë. Bashkë me shikuesit prezantuesja do të takohet në sezonin e ri, nga Tetori. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm