Festivali i këngës ‘Eurovision’ që prej filleve të tij është përcjellur gjithmonë me polemika falë dozës së lartë të karakterit politik në krijimet muzikore, mënyrën e votimit dhe triumfuesit.
Tensionet mes shteteve shpesh janë reflektuar edhe në këtë kompeticion mirëpo të paktën për këtë vit, duket se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë të ç’tendosura.
Këtë e ka vulosur një fotografi e postuar nga Linda Halimi, vajza nga Kosova që përfaqëson shtetin amë në garë me projektin ‘Botë’.
Ajo ka postuar një fotografi me përfaqësuesen e Serbisë, Tijana Bogicevic duke e konsideruar këtë të fundit një bukuri.
Më poshtë fotografia. /Prive.al/