Si për shumë prindër edhe për Aurela Gaçen kjo është ditë e veçantë dhe ja pse

By

Si nënë e dy vajzave, ajo ka njërën nga ditët më të veçanta në jetën e saj.

Këngëtarja e famshme shqiptare Aurela Gaçe, këtë të mërkure ka publikuar në Instagram një fotografi familjare, duke treguar se vajza e saj e madhe ka nisur shkollën.

“Sot dita e parë e klasës së parë, jeta jonë po rritet”, ka shkruar këngëtarja në imazhin familjar, ku shfaqet e lumtur krah së bijës dhe bashkëshortit.

Gaçe është nënë e dy vajzave, të cilat mbajnë emra tejet interesantë në gjuhën angleze.

E madhja quhet Grace, ndërsa e vogla Abigail Isabelle e emrat i kanë vendosur Aurela dhe bashkëshorti i saj, Skerdi Gjonaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm