Këngëtarja Shkurte Gashi ndau 5 datat e saj.
Për Prive, ajo rrëfeu momente të ndryshme të jetës së saj, kujtime të bukura por edhe të hidhura.
Sigurisht, intervista nuk mbaroi pa folur gjerësisht edhe për lidhjen e saj me Albertin.
Gjithçka kishte nisur me një mesazh të dërguar gabimisht Albertit nga ana e Shkurtes. Ata u takuan përmes një miku të përbashkët, dhe pjesa tjetër është histori për dyshen.
Këngëtarja foli edhe për shtatzëninë e saj në kohë pandemie, dhe çifti u bekuan me një djalë që erdhi në jetë me datë 21 dhjetor të vitit 2020.
Ndiqni të plotë intervistën e saj në videon e mëposhtme. /prive.al