Si ndikon në sytë tuaj mbajtja e syzeve të diellit?

By

Shumica e njerëzve mendojnë për dëmet e lidhura me diellin dhe me siguri se shqetësohen për lëkurën e tyre.

Por rrezet ultraviolet të diellit gjithashtu paraqesin një kërcënim për sytë e një personi.

Sipas një studimi të vitit 2014 të financuar nga Instituti Kombëtar i Syve të SHBA-së pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit, rrezatimi UV mund të dëmtojë proteinat në thjerrëzat e syve. Me kalimin e kohës, ky dëmtim mund të rrisë rrezikun e një personi për katarakt gjë që dëmton shikimin.

Rreziqet e dëmtimit të syve të lidhura me diellin janë më të mëdha në kohë të caktuara të ditës dhe në mjedise të caktuara. Uji, bora dhe xhamat e makinave mund të reflektojnë dritën në sy dhe kalimi i kohës në një anije, rreth borës ose në një automjet në një ditë me diell është si të marrësh një dozë të dyfishtë të dritës ultraviolete.

Gjithashtu, në lartësi më të mëdha rrezet e diellit janë më të forta dhe rreziqet rriten. Mirëpo mbajtja e syzeve mund të ju mbrojë sytë në kësi lloj rastesh.

Artikuj të ngjashëm