Modelja e njohur Emina Çunmulaj rreth një muaj më parë solli në jetë vajzën e saj, Ella Faria Nazarian.
Por, linjat trupore si brengë e secilës femër pas lindjes duken të mos jenë aspak problem për Eminan.
Ajo ka treguar me krenari linjat trupore të saj në rrjetin social Facebook duke dëshmuar kështu një rikthim të mahnitshëm të linjave për një periudhë shumë të shkurtër.
Ky trup që shihni më poshtë në foto nuk është rezultat i një regjimi në palestër.
Besoni ose jo, Emina nuk ka bërë ushtrime për asnjë ditë të vetme.
‘Mbas 5 jave, ende nuk kam arrit ne palester/gym ama natyra po e ben te veten. Gati per vere’ – ka shkruar modelja në postimin e saj.
Gjeneve të Eminës pa dyshim se do t’i kishte zili çdo femër në tokë! /PRIVE.AL/