Që kur u divorcua nga Kanye West dy vite më parë, lidhjet e Kim Kardashian nuk kanë zgjatur as një vit.
Për momentin, ylli i televizonit amerikan nuk po shijon ndonjë romance, të paktën siç raportohet në mediat e huaja, por ka rënë në hall me katër fëmijët e saj.
Siç rrëfeu vetë pët Tonight Show, 43-vjeçarja thotë se North, Seint, Çikago dhe Psalm të moshave nga 5 deri 11 vjeç kërkojnë që ajo të lidhet me dikë, por secili ka preferencat e tij të ndryshme nga njëri-tjetri.
“Është shumë gazmore se ata duan të më përgatitin. Ata janë gati, kurse unë jo. Janë aq specifikë, sa vijnë në shtëpi dhe bëjnë listat. Seint do që unë të lidhem me një lojtar basketbolli apo futbolli dhe unë them me vete ‘sikur ta dije ti”, u shpreh Kim.