Shtyhet sërish premiera e filmit “James Bond”

By

Është shtyrë sërish publikimi i filmit të ri të James Bond “No Time To Die”, fillimisht  ky film ishte shtyrë nga prilli për në nëntor  shkaku i pandemisë.

Por, nga njoftimet e fundit  publikimi i këtij filmi do të bëhet më 2 Prill 2021, kjo pasi producentët duan që premiera të ketë numër më të madh të publikut nga mbarë bota.

“Në mënyrë që të shihet nga audienca në mbarë botën është shtyrë premiera e “No Time to Die”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të filmit.

“Ne e kuptojmë që vonesa do të jetë zhgënjyese për publikun që po e presin filmin, por tani shpresojmë të mund ta publikojmë vitin e ardhshëm”, njofton BBC, transmeton KlanKosova.

Ky film do të jetë edhe paraqitja e fundit e Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik.

Filmi i fundit i Bond, “Spektri”, mori gati 900 milionë dollarë në arka në mbarë botën në vitin 2015.

Artikuj të ngjashëm