Shqiptari që po bën ‘kërdinë’ në rrjete sociale!

By

Fakti se të gjithë jemi nën varësinë e internetit është diçka që pranohet pa drojë. Koha e kaluar në rrjete sociale, Youtube e komercializimi e kanë shndërruar këtë arenë në një terren tepër të rëndësishëm edhe për të famshmit.

Tashmë, lufta që bëhet mes artistëve është kryesisht ajo për klikime, shikime e pëlqime. Por një djalosh shqiptar në rrjete sociale, pa krijime muzikore e pa ekspozime ia ka kaluar të gjithëve!

Leoni që jeton në Gjermani tashmë është shndërruar në yll të rrjeteve sociale. Videot e tij në Youtube ku poston rrengje të ndryshme po tejkalojnë shifra të klikimeve prej milioni brenda pak ditëve teksa në Instagram ka çerek milioni ndjekës.

Në shumë prej videove, ai shihet përkrah Simon Deuse i njohur tek ne me viden e dikurshme të këngës ‘A pot pëlqen’ nga Enca teksa pa drojë shpreh krenarinë për prejardhjen e tij shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm