Shqiptari bën cover-in e albumit të ri të Eminem

By

Granit Bunjaku, një artist nga Prishtina ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm duke triumfuar me dizajnin e tij në garën për koverin e ri të albumit të ri të Eminemit.

Graniti, fillimisht ishte përzgjedhur nga vetë legjenda e repit në Top 15-shen e dizajneve më të mirë nga 2000 në total për t’iu nënshtruar më pas vlerësimit përmes votimit online. Pas një periudhe të tejzgjatur deri në publikimin e rezultateve, mbrëmë më në fund u shpall fituesi, Granit Bunjaku nga Prishtina.

“Faleminderit të gjithëve që dërguat punët tuaja në garën tonë. Ju votuar për Granitin dhe ai doli në krye. Urime shok”, u shpreh Eminem në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook. Vlera monetare e caktuar për fituesin kap shifrën e 500 dollarëve teksa sipas detajeve të konkursit i bie që Graniti të marrë personalisht edhe një çmim nga vetë legjenda e repit.

Ky triumf padyshim se do t’i hapë rrugën sukseseve në skenën ndërkombëtare për talentin nga Prishtina, pas punës së dëshmuar me artistë vendorë si MC Kresha, Bim Bimma, NUKE e ErgeNR. /Prive.al/

eminem

 

Artikuj të ngjashëm