Shqipëria ndër vite në Eurovision Song Contest

By

Meqenëse po i afrohemi Festivalin e 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar ku do të përzgjedhet kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision ia vlenë të kthehemi pas në kohë për të parë rrugëtimin e Shqipërisë ndër vite në këtë garë prestigjioze europiane.

Vlen të ceket se Shqipëria ka marrë pjesë në Eurovision 16 herë që nga debutimi i saj në vitin 2004. Ndërsa rrezulltatin më të mirë e arriti në vitin 2012 duke u rradhitur kështu në pozitën e 5të, atë më të dobëtin e arriti në vitin 2007 duke u pozicionuar e 17-ta.

Image result for anjeza shahini eurovision

Anjeza Shahini ishte këngëtarja e parë që morri mbi supe peshën e reprezentimit të Shqipërisë për herë të parë në garën më të madhe të këngës në kontinentin e vjetër. Me “Image of You” Anjeza arriti të rradhitej në pozitën e 7-të, sukses i madh ky për një shtet të ri në garë.

Një vit më vonë erdhi Ledina Çelo me “Tomorrow I Go” nuk arriti të korrte të njejtat suksese si paraardhësja e saj duke u rradhitur kështu e 16-ta.

Në dy edicionet pasardhëse Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në finale dhe na u desh të presim vitin 2008 për të prekur finalen me Olta Bokën dhe këngën e saj “Zemrën lamë peng” e cila nuk pati shumë fat dhe u rradhit e 17-ta.

Pasuese e Oltës ishte një tjetër këngëtare e re në atë kohë, Kejsi Tola, e cila konkuroi me “Carry Me In Your Dreams” por nuk e lëvizi dot Shqipërinë nga pozita e 17-të.

Viti 2010 solli Juliana Pashën me një krijim të Ardit Gjebrea në skenën e Eurovizion, ajo arriti që ta dërgoi Shqipërinë një pozitë më lartë duke u rradhitur si e 16-ta. Viti pauses nuk ishte aq i suksesshëm pasiqë Aurela Gaçe nuk arriti të kualifikohej në finale.

Image result for juliana pasha eurovision

Çastin pivotal në këtë konkurs Shqipëria e arriti në vitin 2012 kur si përfaqësuese u zgjodh këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu. Ajo arriti që me këngën “Sus” dhe vokalin e saj të mahnitës të thyej rekorde dhe të rradhit Shqipërinë të 5-tën në mesin e shteteve tjera europiane.

Mirpo vitet pasardhëse nuk e gëzuan këtë sukses. Viti 2013 gjeti Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejkon me një këngë rock e cila nuk arriti të impresionojë publikun europian.

E njejta ndodhi në vitin 2014, kur “One Night’s Anger” e Hersi Matmuja nuk arriti të kalojë pragun për tu kualifikuar në finale.

Prapë na u desh të presim vitin 2015 kur Elhaida Dani duke bashkëpunar me producent nga Kosova krijuan “I’m Alive” e cila u prit me një eufori të madhe. Këtë eufori nuk e ndanë publiku europian të cilët e rradhitën Elhaidën në vendin e 17-të.

Viti pasues e gjeti Eneda Tarifën me një performancë fantastike të këngës së saj “Përrallë” por pa fat në kualifikim për finale. Të njejtin fat me të ndau edhe Linda Halimi, e sërish na u desh të prisnim vitin 2018 dhe Eugent Bushpepën për tu kualifikuar në finale. Kësaj rradhe kënga “Mall” na kthehu shpresat duke u rradhitur e 11-ta, një sukses ky që i kishte munguar Shqipërisë qysh nga 2012-ta.

Në vitin 2019, Shqipëria përzgjodhi Jonida Maliqi për t’i përfaqësuar ata me këngën “Ktheju Tokës”. Shqipëria arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e dytë, duke e bërë këtë herën e parë që Shqipëria u kualifikua dy herë me radhë që nga 2009 dhe 2010. Jonida arriti të rradhitej e 17-ta mes kolegëve të tjerë europian.
https://www.youtube.com/watch?v=yNR_r8XSbAE&t=156s

Mbetet të shihet se kush do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në këtë event. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm