“Shpëtoi një vajzë nga i dashuri i dhunshëm”, reperi merr qindra mesazhe (VIDEO)

By

Kënga e tij e fundit, “Zemër e thyme”, ka një histori interesante, në të cilën mund ta gjejnë veten plot vajza e edhe djem.

Kjo këngë e shkruar e e punuar nga reperi Gent Fatali, i dedikohet një dashurie në krizë, ku djali është i dhunshëm ndërsa më pas vajza mbyllet dhe s’mund të dashurojë më për shkak të traumës nga ajo lidhje.

E për këtë, Fatali ka marrë me qindra mesazhe të vajzave të cilat ia kanë qarë hallin reperit, për shkak se janë të cunguara në një lidhje të tillë.

“Marr mesazhe sikur, po du edhe unë me ardh me më shpëtu sikur ti atë vajzën në klip. Kjo më ka bërë të kuptoj se sa shumë lidhje të tilla ka këtu”, është shprehur Genti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm