Shpati vetë i dyti në pushime: Ja kush po e shoqëron

By

Dimër nuk ka për Shpat Kasapin!

Këngëtari i njohur ka vendosur të ‘arratiset’ në këto ditë Dhjetori drejt një destinacioni të pëlqyer goxha nga artistët shqiptarë.

Shpati po pushon në Punta Cana të Republikës Domenikane ku normalisht, nuk shkohet vetëm.

Por me kë është atje Shpati?

Nëse menduat se me ndonjë të dashur të re, gaboheni.

Këngëtari ka marrë rrugë drejt destinacionit ekzotik me një mik të tij, të cilin e quan vëlla.

Ndryshe, Shpati tash e një kohë është treguari rezervuar për të ekspozuar në publik ndonjë romancë të re. Duket se nuk ka ende një vajzë që t’ia ketë vjedhur përfundimisht zemrën këngëtarit të njohur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm