Shopingu luksoz i Adelina Tahirit (VIDEO)

By

Çanta Louis Vitton e Hermes, janë prodhime të shtrenjta dizenjatorësh dhe në botë shihen si tregues i pasurisë së një individi.

Por për Adelina Tahirin, këngëtaren shqiptare nga Shkupi, nuk është aspak problem të ketë disa prej sosh.

Gjatë qëndrimit të saj në Stamboll, ajo ka blerë disa çanta të tilla e pothuajse secila prej tyre ka një çmim prej 1000 euro e më lartë, duke mos përfshirë këtu Birkin Bag të markes Hermes që kushton edhe më shumë.

Në një video që vetë Adelina ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, prezanton blerjet e shtrenjta që duhet t’i kenë kushtuar me mijëra euro këngëtares, sigurisht vetëm nëse ato janë origjinale e jo ndonjë imitim i mirë i markave.

Ndër të tjerash, ajo po përgatitet edhe për realizimin e një klipi të ri në të cilin duket se do të investojë goxha shumë. /Prive.al/

Shopping Day….

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Artikuj të ngjashëm