Shokohen fansat: Çifti më i njohur i showbizit i jep fund martesës

By

Cardi B ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj Offset janë ndarë vetëm pas një viti martesë.

Reperja 26 vjeçare e “Bodak Yellow” e ka bërë të ditur këtë lajm përmes llogarisë së saj në Instagram duke thënë  se ata thjesht nuk janë më të dashuruar.

“Ne jemi miq shumë të mirë, ashtu sikur edhe partnerë shumë të mirë në biznes – e dini, ai është gjithmonë personi që unë shkoj të flasë për çdo gjë. Ne kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin por gjërat nuk kanë ecur mirë për ne, që një kohë të gjatë, tani”, ka thënë reperja.

“Nuk është faji i askujt, besoj, ne thjesht nuk jemi të dashuruar më prandaj edhe nuk jemi më bashkë. Nuk e di, ndoshta duhet kohë që ne të divorcohemi, por unë do të kemi gjithmonë shumë dashuri për të sepse ai është babai i vajzës sime”, ka thënë tutje Cardi B.

https://www.instagram.com/p/Bq_pb64Fzl8/?utm_source=ig_embed

Ndërsa ndarja ka shokuar fansat, shumë janë të bindur se kjo është një shaka pasi reperja njihet për shaka të tilla në rrjete sociale.

Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pasi Cardi B kishte postuar disa fotografi ku shihet duke u puthur me bashkëshortin e saj në një lojë të Lakers.

Në muajin korrik, Offset dhe Cardi B u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë – vajzën e quajtur Kulture Kiari.

Një muaj para se të bëhej nënë, reperja kishte bërë të ditur se ajo dhe Offset janë martuar.

Image result for cardi b and offset

Artikuj të ngjashëm