Shkruhet histori në edicionin e 26-të të SAG Awards

By

Është mbajtur sot edicioni i 26-të i eventit të ndarjes së çmimeve në kinematografi ‘SAG Awards 2020’, në një mbrëmje e cila shënoi histori.

“Parasite” është filmi i parë në një gjuhë të huaj që vlerësohet me çmim të madh, në një garë mes legjendave të Hollywood-it.

Robert De Niro po ashtu u vlerësua me çmim për arritje jetësore në kinematografi por edhe për shkak të aksioneve humanitare.

Sam Rockwell dhe Michelle Williams u vlerësuan si aktorët me performancën më të mirë në një film televiziv.

Fituesë të performancës më të mirë në një serial dramë u shpallën Peter Dinklage për Game of Thrones dhe Jennifer Aniston për ‘The Morning Show’.

Për zhanrin komedi u vlerësuan me çmim Tony Shalhoub dhe Phoebe Waller-Bridge.

Për rolet kryesore çmim morën Joaquin Phoenix për karakterin e tij në “Joker” e teksa Renée Zellweger për “Judy”.

Ndërsa, ndër fituesit ishte edhe Brad Pitt për rolin dytësor në filmin “Once upon a time … in Hollywood”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm