Nga muzika nuk po dëgjojmë shpesh sa i përket Shkenda Dubovës e kjo duket se me arsye.
Bukuroshja i është përkushtuar kokë e këmbë biznesit të saj të qendrave të dobësimit që numërojnë tashmë disa pika në gjithë Kosovën.
Por duke njohur rritje të vazhdueshme, Shkenda nuk e ka ndërmend të ndalet.
Mësohet se së fundmi, Dubova ka nënshkruar marrëveshje që sipërmarrjen e saj ta zgjerojë, besoni ose jo, në Zvicër.
Me partnerët e biznesit, Shkenda e ka zyrtarizuar hapjen e pikës në muajin tetor.
Një lëvizje e tillë me gjasë është diktuar nga interesimi i madh i bashkëatdhetareve tona të cilat më nuk kanë nevojë të vijnë deri në Kosovë për trajtimet që i kthejnë në peshën e tyre të dëshirueshme. /Prive.al