Shkaku i ndërhyrjes, Bora sot udhëhoqi programin për herë të parë ndryshe

By

Prezantuesja Bora Zemani përgjatë fundjavës qëndroi në spital.

Rastisi që në spital të jetë edhe në ditëlindjen e Arborit i cili mbushi tetë vjet dje.

View this post on Instagram

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Ajo iu nënshtrua një operacioni, nga i cili e ka marrë vetën mjaftueshëm sa për t’iu rikthyer dinamikës së madhe të “Përputhen” si program ditor.

Ditën e sotme ajo është paraqitur në ambientet e televizionit ku punon për xhirimet e reja të programit – vetëm se me një ndryshim të vogël.

Shkaku i gjendjes shëndetësore në rikuperim e sipër, Bora e ka moderuar programin ulur për herë të parë.

Një gjë e tillë sigurisht se do ishte e pamundur në kushte normale, mes tjerash edhe shkaku i dinamikës së fortë që ngjarjet në program kanë.

Konkurentët menduan edhe për një surprizë me rastin e rikthimit dhe ditëlindjes së djalit, nga e cila Bora shpërtheu në lot.

Prezantuesja e mirënjohur ka vetëm një mungesë në program në më shumë se një vit. Sezonin e kaluar asaj iu desh të mos shfaqej fare për disa episode shkaku i infektimit me COVID-19. Atëbotë, vajzat konkurente të programit me radhë kishin moderuar emisionet deri në kthimin e saj.

Të shkuara Borës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm