“Shihemi në gjykatë” – Adriana Matoshi për ata që po keqpërdorin emrin e saj

By

Adriana Matoshi, njëra nga aktoret më të dëshmuara të vendit tonë, jo rrallë herë është përballur me lajme të rreme.

Tani e mllefosur për lakimin e figurës së saj, ajo ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Aktorja ka paralajmëruar se të gjithë ata që e përdorin emrin e saj për qëllime të tilla, do të përballen me gjykatën.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e saj të plotë:

“Përshëndetje miq,

Tash e sa kohë më jemi mësuar me degradimin e gazetarisë në vendin tonë.

Që disa muaj dhjetëra portale vazhdimisht krijojnë lajme të rreme duke përdorur emrin tim, vetëm për përfitime të disa klikimeve.

Është e tmerrshme niveli i atyre që i shkruajnë ato lajme e edhe më i tmerrshëm është niveli i komenteve që arrij t’i lexoj në këto ” portale “.

Përmes këtij statusi unë dua që t’i paralajmëroj të gjitha ato portale që shfrytëzojnë emrin tim duke trilluar lajme me lloj-lloj titulli që qysh nga sot do të përballen direkt me gjykatën.

Kam tentuar disa herë duke ju shkruar që t’i ndalni këto gjana mirëpo kam hasur në vesh të shurdhër.

Kështu që tani e tutje, shihemi në gjykatë !”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm