Sherr në Dance With Me: Të gjithë grinden mes vete

By

Në mbrëmjen e së hënës në spektaklin shqiptar, “Dance with me” ka plasur sherr i madh. Pas kërcimit të Xhenit e Benardit, Roberti iu drejtua kastit me fjalët: “Të gjithë këta hanë dajak nga burrat”, çka bëri që Fiori të nxehej e të kundërshtonte.

“Bashkëshorti im as nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua. Mjerë gruaja jote”, i tha Fiori.
Në këtë moment ndërhyri Mehdi Malkaj i cili iu drejtua Robertit: “Jep dorëheqjen”, ndërsa Roberti në replikën e tij i përmendi faktin që ai është në pension.

“Është tragjike të vdesësh para pensionit, jo të dalësh në pension”, ja ktheu Mehdiu, por përgjigja e Robertit e nxehu edhe më shumë situatën. “Karagjoz”, i tha Roberti-Mehdiut.

Më pas ndërhyri edhe Valbona e cila e nxehur tha se e mbështet Robertin pasi ai ka të drejtë. “Kjo është një e vërtetë e dhimbshme. Meshkujt shqiptar në të shumtën e rasteve janë të dhunshëm. Fjori, Berti nuk t’u drejtua ty”, tha Valbona Selimllari.

“Iu drejtua kastit, unë jam pjesë e kastit”, tha Fjori dhe la mikrofonin duke u çuar në këmbë e duke lënë spektaklin./Xing.al

Artikuj të ngjashëm