Sherr mes dy aktorëve shqiptarë? Flet miku i njërit prej tyre

By

U shkruajt gjatë ditën e djeshme në mediat online për sherrin mes dy aktorëve të njohur  Ledio Lako dhe Gent Hazizi.

“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin ‘Gjegj Fishta’, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale’, bëri të ditur policia ditën e sotme.

Por pas këtij njoftimi aktori i “Portokallisë” Ledio Lako shfaqet i pashqetësuar përkrah Rezart Veleshnjës, ndërsa ja kanë shtruar drekës në kat të gjashtë të një pallati.

Ka qenë miku i tij Velshenja ai që ka postuar mikun e tij Lakon, ndërsa sqaron se nuk ka pasur asnjë sherr dhe të gjitha janë shpifje.

Pjesë nga biseda:

Rezart Veleshnja: Ja kemi shtruar një fshatçe në kat të 6, me Ledion me Pirron. Ore po këto llafe mo ka bërë sherrr, latë nam. Po ç’sherr mo, nuk është bërë asnjë sherr s’është bërë. Pupu do hap portal Ledio, për kokë tënde do hap portal

Ledio Lako: Do i fus dy grushta aty…

Rezart Veleshnja: Do i fus dy grushta aty e marrim ca lekë, u zi filoni.

Artikuj të ngjashëm